SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar punët në dislokimin e trafostacionit në fshatin Corroticë. Kjo iniciativë është marrë me qëëlim të krijimit të mundësive më të mira për nevoja të rregullimit të parkut në qendër të fshatit Corroticë.

Zyrtarët komunal kanë konfirmuar për portalin preshevacom se tani është bërë dislokimi i trafostacionit që ishte i vendosur në mes të hapësirës ku është paraparë rregullimi i parkut.

Nga kabineti i kryetarit të komunës thonë se me dislokimin e trafostacionit janë krijuar kushtet për rregullimin e parkut si pjesë e Programit të rregullimit të hapësirave në vendbanimet e Komunës sonë./presheva.com/