SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar punët në zgjerimin e rrugës Qemal Shehu në Preshevë.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom përgjegjësi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani. Hasani ka potencuar se me zgjerimin e kësaj rruge tani është përfituar hapësirë për rregullimin e trotuarit nga njëra anë, në mënyrë që këmbësorëve t’u sigurohet hapësirë e veçantë për qarkullim më të sigurtë.

Vlen të përmendet se përveç përfitimit të kësaj hapsire në pjesën e kryqëzimit tashmë kushtet janë dukshëm më të volitshme, pasi është rritur dukshmëria në afërsi të kryqëzimit dhe në këtë mënyrë është ulur në masë të konsiderueshme rreziku me rastin e frekuentimit të kësaj rruge.

Përgjegjësi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore ka deklaruar se në kaudër të këtijë projekti edhe varrezat e komunitetit rom do të marrin një pamje dhe trajtim krejtësisht tjetër duke rrespektuar marrëveshjen e arritur në mes të Komunës së Preshevës dhe përfaqësuesve të këshillit fetar rom e cila do të realizohen në periudhën në vijim./presheva.com/