SHPËRNDAJE

Heroin

Policia e Kantonit të Cyrihut ka kapur pasditen e së martës në banesën e një shqiptari më shumë se dy kilogramë drogë të tipit heroinë, dy kilogramë material për përpunimin e drogës dhe 3,600 franga para të gatshme.
Pjesa më e madhe e sasisë së kapur të drogës është gjetur në çantën e një të riu 16 vjeçar, të cilin policia kishte ardhur ta kontrollonte për dyshimet që kishte, transmeton albinfo një shkrim të sbluewin.ch.
Më vonë rezultoi se 16 vjeçari, shtetas shqiptar, po qëndronte ilegalisht në Zvicër.
Në valixhen e tij policët kanë gjetur rreth një kilogram e gjysmë heroinë. Pas kontrollimit të banesës ata gjetën edhe rreth 500 gramë heroinë dhe materie për përpunimin e drogës, si dhe para.
Rastin e këtij të riu shqiptar e ka marrë prokuroria për të rinjtë, transmeton albinfo.