SHPËRNDAJE

Plaçkitësi D.A me 27 korrik ka shfrytëzuar pakujdesinë e cimerit të tij dhe në çantën e tij ka marrë të gjitha gjërat e vlefshme, laptop, telefon, iPod dhe orë.
Policia maqedone ka zbuluar plaçkitësin dhe në Shkup ka arrestuar shtetasin e Serbisë D.A (39 vjeçar) nga Presheva i cili në një hostel në Ohër ka plaçkitur cimerin e tij T.T (37) nga Japonia.

Sipas policisë, transmeton presheva.com, D.A. nga Presheva ka qëndruar në të njejtën dhomë me T.T. në hostel të cilën ia ka vjedhë tërë teknologjinë që e ka poseduar dhe ka ikur. Vlera e mallit të plaçkitur është vlersuar 5000 euro.
Kur japonezi pa që është plaçkitur ka lajmëruad policinë e cila e gjeti plaçkitësin në Shkup dhe e ka arrestuar atë. Tek ai janë gjetur një pjesë e atyre që i ka plaçkitur dhe ato iu janë kthyer japonezit.(Presheva.com)