SHPËRNDAJE

Droga

 

Pjestarët e ministrisë së punëve të brendshme të kanë konfiskuar mbi një kilogram heroinë dhe kanë arrestuar M.I (1971) nga Presheva, për shkak të dyshimit se kryer vepër penale për prodhim të paligjshëm dhe vënie në qarkullim të drogës.

Policia gjatë kontrollimit të udhëtarëve, në autobusin që udhëton në relacion Kumanovë – Vienë, tek e dyshuara ka gjetur 1.096 gram heroinë dhe 12 ampula anabolikë.

M.I iu është caktuar mbajtje prej 48 orësh me akuzë për vepër penale dhe do të dëgjohet në gjyqin e lartë të Vranjës.