SHPËRNDAJE

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Administratën Doganore, në pikën kufitare Preshevë në hyrje të Serbisë, zbuluan rreth 4 kilogram marihuanë, njofton sot Ministria e Brendshme, përcjell presheva.com.

Policia gjeti 3.9 kilogramë marihuanë të paketuar në tre pako, të gjetur nën karrigen e shoferit dhe pasagjerëve, dhe në bagazh në veturë e tipit “Peugeot” me targatë sllovene, të drejtuar nga B. K. (34) shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Për shkak të ekzistencës së dyshimit se ai kreu veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të barnave narkotike, B. K. u arrestua dhei dyshuari u ndalua deri në 48 orë, pas së cilës ai do të dërgohet në prokurori me një padi penale./presheva.com/