SHPËRNDAJE

Karrota

Ushqimi i pasur me vitaminë A mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit të prostatës. Acidi në vitaminën A mund të ndalë përhapjen e kancerit në indin përreth.

Shkencëtarët e kanë shpallur karotën armë të re në luftën kundër kancerit të prostatës. Studimi të cilin e kanë udhëhequr profesor Norman Maitland nga Universiteti në York, pohon që ushqimi i pasur me vitaminë A mund të jetë kyç në luftën kundër kësaj sëmundje, ndërsa e bën më lehtë të shërueshme.

Hulumtuesit kanë zbuluar që acidi retenoik, kimikati nga vitamina A, mund të kufizojë përhapjen e kancerit në indin përreth, transmeton Koha.net. Vitamina A mund të gjendet në ushqimet si karota, patatja dhe perimet e gjelbra, siç është lakra jeshile.

“Nëse kanceri është i kufizuar në prostatë është shumë më lehtë të shërohet me mjekësi konvencionale. Këtu më shumë ka të bëjë me preventivë se sa ilaç, por vitamina A mund të ndalë përhapjen e kancerit. Ne kemi zbuluar që në rastin e kancerit të prostatës janë përjashtuar gjenet e caktuara. Me vite dihet që mungesa e vitaminës A në gjak është e lidhur me kancerin e prostatës, por askush nuk ka ditur se cilët mekanizma janë të përfshirë”, ka deklaruar profesor Maitland.