SHPËRNDAJE

Në disa media lokale dhe rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se me shfuqizimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe heqjen e orës policore do të fillojë edhe hapja e objekteve fetare, gjegjësisht xhamive për besimtarët muslimanë.

Sipas po këtij lajmi nga dita e enjtë do të fillojnë edhe lutjet në xhami, gjë që ka shtyrë Këshillin e Bashkësisë Islame që ta demantojë këtë informacionë si të pavërtetë.

Në njoftimin e KBI-së thuhet: Këshilli i Bashkësisë islame në Bujanoc: DEMANTON informacionin nëpër disa portale dhe profile ne FB se të enjten do të hapen xhamitë në Luginën e Preshevës, dhe njofton se ky informacion nuk është i vërtetë.

Sigurisht se dëshira për hapjen e xhamive është shumë e madhe,,
Por, vendimi se kur do të hapen dhe në çfarë kushte,, pritet të diskutohet menjëherë pas vendimit shtetërorë për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe orës policore, mes organeve të Bashkësisë Islame në Serbi dhe atyre shtetërore.

Deri ateherë, ne si Institucion kompetent fetar për këto çështje, do të njoftojmë opinionin tonë menjëherë’ thuhet në njoftimin e KBI-së.

Sipas paralajmërimeve sot pritet të shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme ndërsa nga dita e nesërme në Sërbi nuk do të ketë as orë policore./presheva.com/