SHPËRNDAJE

Për shkak të epidemisë COVID 19, i njohur si KORONA VIRUSI e që ka marrë përmasa ndërkombëtare:

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë e ka parasysh se ruajtja e shëndetit dhe mbrojtja e jetës së njeriut është prej qëllimeve më fisnike të Islamit.
Duke u bazuar në normat sheriatike islame dhe duke marr parasysh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Serbisë dhe vendimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc, Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 16. 03. 2020 merr këtë:

VENDIM

1. Pezullimin e përkohshëm të faljes së organizuar me xhemat të pesë namazeve ditore në
xhami.

Ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë të namazit ditor.

2. Pezullon gjithashtu përkohësisht faljen e NAMAZIT TË XHUMASË, kurse në vend të namazit të xhumasë të falet namazi i drekës në shtëpi.

3. Rekomandohet që të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve – të pameve, ndërsa ceremonia e varrimit të organizohet nga rrethi sa më i ngushtë familjar.

4. Rekomandohet të shtyhen ceremonitë fetare e familjare të parapara si synetit, mevludet, qelimet, fejesat, dasmat etj.

5. Të vazhdohet me inkurajimin e besimtarëve që të shtojnë kujdesin ndaj pastërtisë duke respektuar parimet fetare dhe rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë.
KBI Preshevë fton besimtarët në mirkuptim të situatës së krijuar duke u larguar nga përhapja e panikës.
Poashtu KBI Preshevë bën apel tek besimtarët që të solidarizohen mes veti dhe ua bëjmë me dije se ngritja e çmimeve të artikujve ushqimorë dhe medikamenteve në kohë krizash është e ndaluar në Islam.

Lusim Allahun që kjo gjendje të kalon sa më shpejt dhe pa pasoja. Për çdo evantualitet në të ardhmen do të jeni të informuar me kohë-thuhet kështu në informatën e KBI-Preshevë./presheva.com/