-2.9 C
Presevo, Serbia
02.12.2020
Ballina ShowBiz Keanu Reeves sërish merr simpatinë e fansave, ndalet dhe nënshkruan një pllakat...

Keanu Reeves sërish merr simpatinë e fansave, ndalet dhe nënshkruan një pllakat në oborrin e një shtëpie

SHPËRNDAJE

Keanu Reeves vazhdon të jetë aktori më i dashur i publikut, pasi që rregullisht po e rrit dashurinë e fansave falë gjesteve të tij simpatike. Ditë më parë, ai i ka shkruar një fansi në një pllakat të madh, të cilën e kishte lënë përpara shtëpisë në Louisiana.

Ylli hollivudian ishte duke u vozitur me skenaristin Ed Solomon, kur në një kopsht në afërsi të vendxhirimit, kishte vërejtur një pllakat me mbishkrimin “You’re breathtaking”. E ndali veturën dhe doli jashtë për ta nënshkruar pllakatin.

View image on Twitter

Menjëherë pas në internet ishte publikuar fotografi, në të cilën shihej aktori duke e nënshkruar, ndërsa gruaja që e kishte nxjerrë pllaka është mahnitur.

“Ëndrra ime u realizua mbrëmë. E dinim se Keanu Reeves xhiron film në fund të rrugës, prandaj djali im dhe unë e vendosëm shenjën, në të cilën shkruan ‘You’re breathtaking’. U ndalën disa vetura dhe shkuan, pastaj u paraqit ai”, ka shkruar në Twitter gruaja e njohur me emrin Stacey.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter