SHPËRNDAJE

Kërcimi ‘Keke’ ka bërë që njerëzit të dalin nga makina që është në lëvizje dhe të kërcejnë në ritmet e muzikës ndërkohë që dera qëndon e hapur.

“Pjesëmarrësit në këtë kërcim kanë dalë nga makina dhe kanë kërcyer ngjitur me të në publik, gjë që është e rrezikshme për to dhe të tjerë në rrugë. Kjo sjellje është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë së Emirateve të Bashkuara dhe përbën shkelje të moralit publik”, thuhej në një deklaratë, transmeton presheva.com

Shumë persona që kanë tentuar ta bëjnë këtë kërcim janë rrëzuar nga makina duke pësuar dëmtime të lehta, mirëpo zyra e prokurorit publik nuk ka zbuluar emrat e tre personave të urdhëruar për arrestim.