SHPËRNDAJE

Diabeti është një sëmundje që mund të prekë çdo moshë. Mjekët thonë se diabeti tip 1 haset në rreth 10-15 për qind të sëmurëve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të insulinës. Pacientët me Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë, ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës.

Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Në këtë tip diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të insulinës. Ky tip diabeti nuk kërkon mjekim me insulinë por kërkon “shbllokimin” e insulinës së trupit nga faktorët që e pengojnë atë të veprojë, si mbipesha,obeziteti

Diabeti i shtatzanisë

Tip diabeti që shfaqet gjatë shtatzanisë. Ai ndodh në 2%-5% të grave shtatzanë dhe mund të avancojë ose të zhduket pas lindjes. Diabeti i shtatzanisë është plotësisht i kurueshëm por kërkon një mbikqyrje mjekësore gjatë shtatzanisë. Rreth 20%-50% e grave të prekura zhvillojnë diabet të tipit të dytë apo kanë rrezik të lartë për të bërë diabet tip 2 më vonë në jetë. Gratë shtatzëna duhet të kontrollojë gjithmonë gliceminë, sidomos nëse në familje ka një diabetik.

Shenjat fillestare

Shenjat e diabetit janë: Etje e shtuar, pra pirje uji në sasi të madhe, urinim i shpeshtë dhe në sasi të madhe ditën dhe natën, tharje goje, shtim oreksi por që shoqërohet me humbje peshe, lodhje më tepër se zakonisht, dhimbje stomaku,shikim i mjegullt,mungese e theksuar përqëndrimi,mpirje e duarve ose e këmbëve, plagë të ndryshme që mezi mbyllen, infeksione të ndryshme. Nuk duhet harruar asnjëherë se në shumicën e rasteve, diabeti tip 2 mund të mos shfaqë fare shenja, mund të rrijë i heshtur për vite me radhë, dhe vetëm kur sëmundja e diabetit ka përparuar, shfaqen një sërë shenjash klinike, të cilat janë tipike dhe lehtësojnë shumë zbulimin e diagnozën e saj.

Shqetësimet gjatë diabetit

Diabeti jep ndërlikime: Diabeti është nga të paktat sëmundje që arrin të prekë e të dëmtojë heshturazi e ngadalë pothuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim dhe sidomos enët e gjakut, duke krijuar aksidente dramatike e tragjike, nëse ai nuk mbahet nën kontroll. Diabeti jep ndërlikime si në enët e vogla të gjakut, në kapilarët e arteriet shumë të vogla por jep edhe ndërlikime aterosklerotike në enët e mëdha të gjakut. Diabeti jep komplikacione në sy,këmbë, zemër, veshka dhe në tru, nëse shifrat e sheqerit në gjak nuk mbahen afër vlerave normale diabetit. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet i sëmuri të jetë me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj, pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta, më të përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime.

Parandalimi

Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak ,1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa njerëzit e tjerë kryerja e testit 1 herë në 3 vjet. Kontrolli rregullisht i tensionit të gjakut. Mbajta e peshës nën kontroll. Kryerja e aktivitet fizik,30 min të paktën në 5 ditë të javës. Pakësimi i marrjes së yndyrnave në ushqim,sidomos ato shtazore. Përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra, si fruta, zarzavate,etj. Shmangia e përdorimit të duhanit e alkoolit.