SHPËRNDAJE

Policia e Maqedonisë së veriut njoftoi se 34 emigrantë nga Afganistani u lënduan në autostradë kur shoferi i kamionit në të cilin ndodheshin, u hodh nga makina në lëvizje për të shpëtuar nga patrullimi i policisë.

Kamioni po shkonte drejt kalimit kufitar të Preshevës, dhe pasi shoferi u hodh, makina vazhdoi të lëvizte derisa sa ra në një humnerë të thellë prej 14 metrash.

Sipas njoftimit, policia njoftoi se tre pasagjerë dhe një shofer 24-vjeçar maqedonas u plagosën rëndë. Ndër të plagosurit kishte dhe fëmijë./presheva.com/