Dejan Nikoliç i quajtur Kantar, një biznesmen nga Vranja, u arrestua të dielën në mbrëmje, njofton policia, përcjell presheva.com.
Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të rrezikimit të sigurisë, dhe siç thuhet jozyrtarisht, ai ka kërcënuar avokatin nga Presheva dhe djalin e tij.
Ai u urdhërua të mbahej nga policia deri në 48 orë./presheva.com/