SHPËRNDAJE

Ndeshje mes Bayern Munichut dhe Real Madridit, e cila do të zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampioneve ka zgjuar interesim të madh të tifozëve
Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, departamenti i biletave i klubit nga Bundesliga ka marrë 200 mijë kërkesa për të siguruar një bilat për ndeshjen mes Bayernit dhe Realit.

Por, fatkeqësitë shumica e këtyre tifozëve do të mbesin pa bileta, ëpasi kapaciteti i Stadiumit ‘Allainz Arena’ është vetëm 70 mijë ulëse. Bileta më e lirë kushton 30 euro, derisa më e shtrenjta 120 euro.