SHPËRNDAJE

LoleRibar

Banorët e rrugës “Ivo Lole Ribar” në Preshevë kanë marrë një nismë duke krijuar këshillin inicues dhe mbledhjen e nënshkrimeve lidhur me mbështetjen e banorëve të kësaj rruge për ndrrimin e emrit nga “Ivo Lole ribar” dhe emertimin e ri në rruga “Skender Kadriu”.

IvoLolaRibar

Sic referohet këshilli inicues për ndryshimin e rrugës, propozimi me rreth 70 nënshkrime të banorëve u është dërguar kuvendit komunal duke u mbështetur në parimet e pjesmarrjes së drejtë për drejtë të qytetarëve në sistemin demokratik të vendimarrjes.

Kuvendi komunal obligohet që në afat kohor prej 60 ditësh të kthej pergjigje zyrtare për kërkesën e banorëve. Po ashtu banorët në këtë rrugë dhe këshilli inicues, kërkojnë mbështetje nga gjithë këshilltarët e kuvendit pa marrë parasysh ngjyrimet politike për këtë çështje.