SHPËRNDAJE

Drejtoru i NP “Putevi Srbije”, Zoran Drobnjak ka paralajmëruar se kjo ndërmarrje do të kërkojë ngritjen e çmimit të pagesës në autostradë për 10%.
Në pyetjen e gazetarëve se kjo ngritje a ka arsyetim, në kohën kur vozitësit po përballen me çmime të larta të derivateve të naftës, Drobnjak ka thënë se “Ai që ka të holla për benzin, ka edhe për pagesë në autostradë”, përcjell presheva.com.

“Serbia momentalisht e ka pagesën më të lirë në regjion dhe rritja e çmimit mund të pritet” ka thënë ai edhe pse me dhjetra herë kanë kërkuar, por qeveria ka refuzuar një rritje të tillë.(presheva.com)