SHPËRNDAJE

Anëtarët e këshillit komunal në Preshevë kanë aprovuar rebalansin e buxhetit për vitin 2019.

Nuk ka ndonjë veçanti të madhe sa i përket kësaj pike të rendit të ditës ka thënë kështu në deklaratën për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sipas Arifit në mbledhjen e sotme është bërë rritja e pozicionit të projekt dokumentacionit sepse planifikohet që vitin rrjedhës të ketë më shumë projekte në komunën e Preshevës.

Në mbledhjen e këshillit komunal u miratua edhe statuti i komunës së Preshevës me disa propozim ndryshime në sygjerim të Konferencës së Përhershme të Qyteteve.

Pas zgjedhjeve të ardhshme lokale këshilli komunal sipas rregolles do të ketë shtatë anëtarë nga 9 që ka, nga tre ndihmës kryetarë komune do të jenë vetëm dy ndihmës kryetarë dhe do të përcaktohet kush merr paushalle dhe rroga në institucionet publike, ka thënë kështu pas mbledhjes së këshillit komunal, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në mbledhjen e sotme të këshillit komunal janë shqyrtur dhe miratuar edhe pika të tjera të rendit të ditës që janë në interes të qytetarëve tanë për mirëqenie më të mirë./presheva.com/