SHPËRNDAJE

Një këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka vdekur nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja. Mohammad Mirmohammadi – 71 vjeç, ishte këshilltar i Khamaneit, ndërsa është zyrtari i fundit iranian i prekur me coronavirus.

Raportohet se një nga klerikët kryesorë të vendit, Hadi Khosroshahi vdiq të enjten nga virusi.

Në mesin e të prekurve nga coronavirusi janë edhe nënkryetarja e Iranit, Masoumeh Ebtekar, zëvëndësministri i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, kurse vetëm sot janë raportuar 23 deputetë iranianë të infektuar.

Virusi në Iran ishte përhapur me të madhe javën e kaluar duke lënë të vdekur 66 persona, ndërsa u konfirmuan 1,501 raste.

Njerëzit që udhëtuan së fundmi në Iran janë testuar pozitivë ndaj virusit, kryesisht ishin nga Afganistani, Kanadaja, Libani, Pakistani, Kuvajti, Bahreini, Iraku, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se universitetet dhe shkollat në Iran janë mbyllur, ndërsa tubimet publike, përfshirë lutjet e së premtes (Xhumasë), janë anuluar për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së sëmundjes.