SHPËRNDAJE

Për shkak të situatës aktuale epidemiologjike në Serbi, po merret në konsideratë prezantimi i masave të reja. Vendimi do të merret këtë pasdite ose nesër në mëngjes.

Këtë e bëri të ditur kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në konferencën për shtyp të Shtabit të Krizave, përcjell presheva.com.

Dje, Kryeministrja theksoi se do t’i propozojë Shtabit të Krizave vendosjen e detyrueshme të maskave në territorin e të gjithë vendit, në hapsira të mbyllura dhe të hapura me qëllim parandalimin e përhapjes së Corona virusit.

Gjëja tjetër që ajo do të propozojë është ndalimi i tubimeve të organizuara, të paktën për dy javët e ardhshme në të gjitha qeverisjet lokale.

Kryeministrja sqaroi se po merren masat në lidhje me atë që është më e mira për qytetarët dhe sistemin shëndetësor./presheva.com/