SHPËRNDAJE

Disa ushqime e humbin shijen dhe vlerat e tyre ushqimore nëse i fusim në frigorifer dhe kjo vihet re edhe sepse ato prishen shpejt.

Më poshtë ju listojmë disa nga ushqimet që nuk duhen futur në frigorifer.
Domatet

T’i vendosni domatet në frigorifer nuk është veprimi i duhur, pasi në këtë mënyre ju e mbytni shijen e tyre. Sipas ekspertëve, vendosja e domateve në frigorifer bën që struktura e tyre kimike të ndryshojë dhe vlerat kryesore në to të reduktohen

Patatet

Patatet duhet të vendosen diku ku është freskët dhe thatë, qoftë në letër apo në një çante e cila i mban të thata ato – por jo në frigorifer. T’i mbani ato në frigorifer bën që niseshtja e tyre të shnderrohet ne sheqer, i cili ndikon në cilësinë e tyre.
Qepet

Nëse janë të qëruara, ato duhet të qëndrojnë ne nje vend të fresket dhe të thatë ku ka ajer të ventiluar, dhe jo në një frigorifer të ftohtë.

Buka

Frigoriferi ështe=ë me të vertete i keq për buken.
Perderisa ngrirja e bukës ia humb tërë shijen, edhe ftohja e saj në frigorifer do ta bëjë të njejtën gjë.
Bananet

Nëse i vendosni bananet në frigorifer ato do të qendrojnë të pjekura disa dite me shume – por nese i vendosni kur lëkura e tyre është pak e gjelber, atëhere ato nuk do të piqen fare. As kur i nxirrni prej frigoriferit.
Hudhra

Hudhra do të zbutet nëse e vendosni në frigorifer. Menyra me e mire per t’i ruajtur hudhrat eshte duke i vendosur ne temperature te dhomes, ne nje ambient te erret dhe te thate qe ka qarkullim të ajrit me pak drite që hyn brenda.