SHPËRNDAJE

Për të kaluar një ditë të mirë vëllezërore me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në shtete të ndryshme të europës janë përkujdesur edhe drejtues të Klubit Futbollistik Lugina të cilët në terrenin e gjelbër sportiv pritën bashkëtadhetarët.

Ata në këtë takim kanë ndarë momente të mira duke shkëmbyer informacione për futbollin, kushtet dhe për projektet e përbashkëta.

Moto e këtijë takimi sipas organizatorëve ishte:

Të festojmë së bashku me Bashkëatdhetarët.

Bashkëatdhetarët kishin veshur fanellat e klubit dhe kanë luajtur së bashku në terrenin sportiv. Këtijë grupi bashkëatdhetarësh i është bashkangjitur edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Aifi ku me të gjitha grupmoshat nga veteranët deri tek të rinjtë kaluan momente interesante sportive./presheva.com/