SHPËRNDAJE

Real Madridi po planifikon që përfundimisht në këtë verë t’i ndajë rrugët me Gareth Bale.

Pas disa tentimesh në dy sezonet e fundit, Los Blancos duket se do të lejojnë që uellsiani të largohet për çfarë do çmimi.

Florentino Perez e ka humbur durimin e Balen dhe po planifikon që të shesë atë, derisa Kingsley Coman shihet si zëvendësues i tij.

Anësori francez ka kaluar nëpër një formë të mirë në këtë edicion te Bayern Munich, duke marrë kështu vëmendjen jo vetëm të madrilenëve.

Në garë për Comanin thuhet se janë edhe Barcelona e Manchester City, derisa Los Blancos cilësohen si favoritë për transferimin e tij.

Bayerni raportohet se është i gatshëm të shesë anësorin, e që Reali e sheh atë si zëvendësim ideal për Balen.