SHPËRNDAJE

Kiribatu dhe Vanuatu janë pranuar në Interpol pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

Ky njoftim është bërë në faqen e Interpolit në Twiiter. Me këto dy anëtarësime arrin në 194 numri i shteteve anëtare të Interpolit.

Ndryshe Kosova ka dështuar të pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare. Në raundin e dytë Kosova mori 68 për, 51 kundër dhe 16 abstenime. Për t’u anëtarësuar në Interpol Kosovës iu kanë dashur 2/3 e votave të shteteve anëtare të pranishme në Asamble.