SHPËRNDAJE

Bekim Jashari në vitin 2017 kandidoi për kryetar të Skenderajt ku edhe u zgjedh nga qytetarët për t’i përfaqësuar.

Në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Anti Korrupsion ka bërë të ditur pasurinë e tij, e që është kogja e madhe.

Ai si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi familjare dhe e përbashkët, çmimi i së cilës nuk është bërë i ditur, një tokë, dhe një pronë e paluajtshme për qirambajtje për 99 vite në vlerë prej 12 mijë e 125 euro.

Jashari ka tri vetura të cilat i shfrytëzon. Këto vetura kapin shifrën e mijërave eurove e që blerja e tyre sipas kryetarit është bërë me mjete vetanake.

Tri veturat atij i kanë kushtuar hiç më pak 66 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Pos ushtrimit të detyrës si kryetar, ai ka edhe aksione me një shoqëri komerciale. Bëhet fjalë për “Premium Group Kosova Sh.P.K”, e cila kapital 250 mijë euro.

Kryetari i Skenderajt ka mjaftë para të gatshme që mbanë në institucionet financiare e që në total kapin shifrën prej 61 mijë euro.

Në njërën bankë ka deklaruar 36 mijë e 900 euro e 91 cent, në tjetrën 24 mijë e 729 mijë e 62 cent. Kurse, në bankën e tretë ai ka deklaruar 243 euro e 33 cent.

Ndërsa, të hyrat vjetore nga Komuna janë 14 mijë e 831 euro e 76 cent.

Pos, prej komunës, ai të hyra vjetore ka edhe nga aksionet në shoqërinë komerciale, prej se cilës merr 27 mijë e 960 euro.