SHPËRNDAJE

Kjo grua në Rusi ka thyer rekordin për gjatësine e thonjëve.

Ajo i ka rritur thonjët për katër vite rreshtë me ç’rast ka thyer edhe rekordin për rritjen e tyre deri në gjatësinë e 11,93 cm.

Blogerja Elena Shilenkova kishte vënë bast me një mike të saj se mund t’i rris thonjët në një gjatësi të caktuar.

Ajo iu përkushtua bastit dhe jo vetëm që e fitoi por edhe theu rekordin kombëtar në Rusi.

Gruaja nga Shën Petersburgu është duke fituar para nga videot e saj ku tregon se si ajo kujdeset për thonjët e saj.

Ajo gjithnjë ka mbajtur thonjë të gjatë që nga koha kur ka qenë adoloshente.