SHPËRNDAJE

TVLugina

 

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar sot është mbajtur seanca e tretë për vitin 2015, për të cilën kryetari Jonuz Musliu kishte propozuar 10 pika të rendit të ditës.

Gjatë kësaj seance është shkarkuar nga Organi ekzekutiv ish anëtarja e Këshillit Elvere Salihu dhe në vend të saj është zgjedhur Edmond Isufi.
Në vazhdim Këshillit aprovoi Planin strategjik për informim në gjuhën shqipe për vitin 2015 dhePlanitstrategjikpërkulturënpërvitin 2015.

Ndërkaq, me propozim të të gjithë anëtarëve të Këshillit u aprovua unanimisht Vendimi për themelimin e Radio televizionit shqiptartë Luginës i cili do ta ket selinë në Preshevë.

Mëtej, seanca vazhdoj me shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesave të shkollave “SezaiSurroi” – Bujanoc dhe “MuharremKadriu” – Tërnoc, lidhur me dhënien e mendimit pozitiv për zgjedhjen e drejtorit, si dhe dhënien e propozimeve për anëtarët ë Këshillave të shkollave “Migjeni”- Ceravajkë dhe “Abdulla Krashnica – Miratoc.

Po ashtu vlen të theksohet që gjatë séances së sotme zv.kryetari i deritashëm i KKSH-së, Zejni Fejzullah udha dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë, thuhet në njoftim të shërbimit të KKSH, me kryeatar Jonuz Musliun.