SHPËRNDAJE

Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona së paku edhe për një vit, pasi klauzola e tij për t’u largua në këtë verë si lojtar i lirë ka skaduar.

Legjenda e klubit kishte mundësinë që të largohej pa i lënë asnjë cent katalunasëve nga largimi i tij, mirëpo që ajo gjë ka skaduar tashmë.

Sipas asaj që raporton ESPN, marrëveshja ishte aktive deri më 30 qershor dhe gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vendosi të qëndronte.

32-vjeçari kishte nënshkruar kontratën e re në vitin 2017, e që ajo i lejonte që në këtë verë të largohej si lojtar i lirë.

Ky rinovim i kishte alarmuar klubet e mëdha, sidomos në këtë kohë, pasi kishin shpresuar që të merrnin argjentinas me parametra zero.

Interi, Manchester City dhe Chelsea ishin në garë për Messin, mirëpo lojtari ka vendosur t’i qëndrojë besnik kampionit nga La Liga.

Kujtojmë se argjentinasi e kishte nënshkruar kontratën e parë me Barcelonën në vitin 2005, e që nga atëherë luanë për skuadrën e parë dhe pjesa tjetër është histori.