SHPËRNDAJE

Liverpool raportohet të jetë interesuar për transferimin e lojtarit të Werder Bremen Jiri Pavlenka, këtë e raporton anglezja Mirror.

Numri dy i portës Simon Mignolet pritet të largohet nga Anfield këtë verë pasi nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje të sezonit 2018/19.

The Reds duan të marrin një portier rezervë të denjë për klubin dhe Pavlenka thuhet të jetë në krye të listës.

Akoma nuk dihet shuma që do të kërkojë Werder për dhe nëse gardiani është gati të ulet në stol, por nuk duhet harruar se për të ka shfaqur interes edhe Juventus.