SHPËRNDAJE

Liverpooli ka vendosur rekord historik pas 127 vitesh ekzistence si klub.

The Reds kanë arritur që brenda një sezoni t’i mposhtin të gjitha skuadrat në Ligën Premier.

Kjo e arritur është fal Jurgen Kloppit që ka arritur ta rikthejë klubin në majat e futbollit evropian.

Asnjë trajner deri më tani te skuadra angleze nuk e kishte bërë një gjë të tillë, por tani e ka bërë gjermani.

Liverpooli ka arritur që të fitojë ndaj të gjitha skuadrave në ligën angleze në këtë sezon, derisa është shumë afër ta fitojë titullin e ligës pas më shumë se 30 vite pritje.

Fitorja e sontme 2-0 në udhëtim te West Ham United, ka bërë që kampioni në fuqi evropian të shkoj +19 pikë diferencë ndaj vendit të dytë, Manchester City.

Ata janë në rrugë të mbarë që ta fitojnë Ligën Premier, derisa ky rekord do të jetë një motiv shtesë për ta.