SHPËRNDAJE

Klubi futbollistik i femrave Presheva po prezantohet në qytete të ndryshme të Serbisë me performancën e sajë.

Ky klub përkundër vështirësive që ka kaluar nga themelimi e deri më sot tani ka ngritur vetëdijen qytetare se edhe femrat din të luajnë futboll dhe se sporti është i mirë për të gjitha grupmoshat dhe të dy gjinitë tha kështu në studion e portalit preshevacom, kryetari i Klubit futbollistik të femrave Presheva, Sherif Jonuzi.

Jonuzi ka falemderuar edhe donatorët të cilët kanë ndihmuar këtë klub ku njëherit ka kërkuar nga drejtues institucional dhe donatorët privat që ta mbështesin sportin preshevarë. Klubi futbollistik i femrave më datë 28 dhe 29 nëntorë do të qëndrojë në Tiranë për të marr pjesë në garat sportive që organizohen për nder të Ditës së flamurit kombëtarë./presheva.com/