SHPËRNDAJE

Kobe Bryant nuk ishte vetëm njëri ndër basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, por ai ishte fillimisht edhe një njeri me zemër të madhe.

Para një muaji, në Newport Beach kishte ndodhur një aksident i madh, derisa legjenda e basketbollit ishte dëshmitar.

Ai moment ishte filmuar nga disa persona, që kishin filluar t’i publikonin në rrjetet sociale.

Kush do ta kishte menduar se Kobe do të pësonte pak ditë më vonë një aksident të tmerrshëm me aeroplanin e tij privat, që e la të vdekur së bashku me vajzën e tij 13-vjeçar.

Bota e sportit u befasua mbrëmë me lajmin se Kobe ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare në atë aksident të tmerrshëm.