SHPËRNDAJE

Kobe është më shumë se basketbolli. Sepse nuk janë thjeshtë atletë ata që i bëjnë miliona njerëz të dashurojnë sportin dhe të jenë sportistë.

Nuk janë thjesht sportistë ata që ndihmojnë sportistët tjerë të ngriten – ata janë njerëz të mëdhenj që nuk vdesin kurrë. Ky është Kobe dhe si Kobe Bryant historia e njerëzimit njeh shumë pak.

Pesë unaza të kampiont të NBA, dy herë MVP i finaleve e një herë MVP në vitin 2008, 18 paraqitje të All Star, e qindra arritje tjera personale dhe me klubin, flasin shumë për të si basketbollist legjendë, e që për shumëkënd do të jetë mbi emrat tjerë kulmorë të këtij sporti – si më i miri në histori.

Kobe frymëzoi gjenerata të tëra të duan basketbollin, të dashurojnë sportin. Mentaliteti i tij inspiroi fëmijët, talentët, bashkëlojtarët dhe kundërshtarët. Mentaliteti Mamba është mentalitet që njeh ngritjen në triumf, fitoren në disfatë, mësimin në çdo gabim dhe ngritjen pas çdo rënie.

Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter
Fansat mblidhen për ta nderuar legjendën e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident me helikopter.

Lojaliteti – nëse do të quhej ndryshe – do të quhej Kobe Bryant. Filloi dhe mbaroi karrierën te Los Angeles Lakers, duke i qëndruar 20 vjet besnik. Kurrë nuk e tradhtoi klubin. Kurrë nuk e tradhtoi as gruan Vanesën, as familjen, përkundër se fama, paraja dhe suksesi e vënë njeriun para gabimeve të tilla.

Kobe Bryant vdiq duke shkuar në një lojë basketbolli me vajzën e tij, pak orë pasi përgëzoi LeBron Jamesin që e tejkaloi në listën e top koshashënuesve në histori. Njerëzor e miqësor, basketbolli dhe edukimi i talentëve të rinj dhe lojtarëve të rinj aktual në ngritje ishin prioritet i tij.

Kobe është dashur të punojë në shumë talentë të basketbollit në vitet në vijim, por Zoti e mori atë para kohe sepse qielli kishe nevojë për njerzillëkun e tij.

Basketbolli nuk ishte i njëjtë prej kur ai u pensionua. Definitivisht nuk do të jetë kurrë më i njëjtë tash pasi ai shkoi në qiell.