SHPËRNDAJE

Një linjë ajrore meksikane po ofron fluturime me një çmim për vetëm një dollar për emigrantët pa dokumente që dëshirojnë të kthehen në Kosta Rika, El Salvador dhe Guatemala, ndërsa vendi përpiqet të frenojë ardhjet nga Amerika Qendrore.

Sipas mediave të huaja, programi “Ribashkimi i Familjeve”, i njoftuar nga Volaris të enjten, synon të “ndihmojë në riatdhesimin e emigrantëve”, tha kompania ajrore në llogarinë e saj në Twitter.

Oferta do të zgjasë deri më 30 qershor dhe është e hapur për amerikanët qendrorë në një “situatë të migrimit të parregullt”, të cilët dëshirojnë të largohen nga aeroportet në Tijuana dhe Ciudad Juarez – të dy afër kufirit amerikan – ose Guadalajara dhe Mexico City.

Pasagjerët duhet të jenë të gatshëm të hipin në “vendin e ardhshëm të disponueshëm” në mënyrë që të përfitojnë nga çmimi ultra i lirë, i cili nuk përfshin taksat.

Ndryshe, bëhet e ditur se Aeroporti i qytetit të Mexico City ka të vendosur një taksë të përdorimit të aeroportit prej 45 dollarë për fluturime ndërkombëtare.

Siç thuhet tutje, emigrantët e rritur duhet të identifikojnë veten me dokumentin e tyre unik të identitetit dhe të miturit duhet të tregojnë një pasaportë ose certifikatë lindjeje.

Një valë emigrantësh të Amerikës Qendrore ka arritur në Meksikë në muajt e fundit pasi qeveria e majtistit Andres Manuel Lopez Obrador, i cili mori detyrën më 1 dhjetor, deklaroi se do të kishte një politikë më fleksibël të imigracionit.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar një numër rekord të emigrantëve kryesisht nga Amerika qendrore që kalojnë në SHBA në mënyrë të paligjshme, gjë që ka rritur tensionet midis dy vendeve.

Pas një kërcënimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të imponuar tarifa për importet meksikane, të dy qeveritë arritën një marrëveshje dhe Meksika ka përforcuar mbikëqyrjen përgjatë kufirit të saj jugor, si dhe