SHPËRNDAJE

Prezantimi publik i projektit “Mbështetje për kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur brenda vendit në Kosovë” të financuar nga Bashkimi Evropian është mbajtur në Vrnjacka Banja, Bujanoc dhe Trstenik.

Qëllimi i projektit është të ndihmojë familjet e zhvendosura intern në përpjekjet e tyre për të arritur kthimin e qëndrueshëm në Kosovë, thanë organizatorët, shkruan Radio Televizioni i Vojvodinës, transmeton presheva.com.

Në prezantimin e projektit folën përfaqësuesit e organizatës Arbeiter-Samariter-Bund (ASB), qeverisjet lokale dhe Qendra për zhvillim të barabartë rajonal që bashkërisht realizojnë projektin.

Personat e zhvendosur brenda vendit dhe të kthyerit ui janë ofruar informacion mbi llojet e ndihmës që do të jetë në dispozicion në dy vitet e ardhshme – ndihma në formën e një pakete me mobileri dhe pajisje shtëpiake, trajnimin e të rinjve për punë në sektorin e informacionit dhe komunikimit, mbështetje me grante për zhvillimin e ideve të biznesit në formë të makinerisë dhe pajisjet për fillimin e një biznesi, etj.

Aktivitetet e projektit do të zhvillohet në 10 komuna lokale në Serbi – Krushevc, Kragujevac, Kralevë, Cacak, Rashkë, Vrnjacka Banja, Trstenik, Arandjelovac, Vranjë dhe Bujanoc.

Ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë “mbështetje e BE-së për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur brenda vendit dhe vlerë të përgjithshme prej 5,65 milionë euro dhe ‘riintegrimin’ e te kthyerve./presheva.com/