SHPËRNDAJE

Shtabi për Situata Emergjente në komunën e Bujanocit ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme për situatën e krijuar në vend, gjegjësisht pas shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme nga ana e Presidentit të Sërbisë Aleksandër Vuçiç, si masë mbrojtëse nga Virusi Korona.

Shtabi Komunal për situata emergjente ka aprovuar disa vendime për të iu përshtatur situatës së jashtëzakonshme e cila vlen në tërë teritorin e Sërbisë.

Si fillim është formuar komisioni i krizave i përbërë nga përfaqësuesit e Shtëpia e Shëndetit, Qendra për Punë Sociale, Kryqi i Kuq, Barnatorja e qytetit  dhe Inspekcioni Komunal.

Masat e mara janë: Institucionet Publike ku themelues është Kuvendi Komunal, të bëhet reduktimi i orarit të punës, i cili do të jetë nga ora 08:00 deri në ora 14:00, si dhe reduktimi i numrit të punëtorëve, ku lirohen punëtorët nga mosha 60 vjeç e sipër.

Mirëmbajjtja e higjienës si dhe dezinfektimi i ambienteve në institucionet publike dhe private.

Reduktimi i orarit të punës të objekteve hotelierike (kafeteritë, baret, restorantet, gjelltoret, ëmbëltoret etj.) nga ora 08:00 deri në orën 18:00, si dhe reduktimi i numrit të mysafirëve në 50 maksimum, njëkohësisht.

I ndalohet puna të gjitha objekteve sportive dhe bastoreve sportive me qëllim të përhapjes së virusit COVID-19.

Moshat e shtyra nga 65 vjeç e sipër, obligohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi janë si grupmoshë më e rrezikuar.

Ndalimi i të gjitha organizimeve të mbledhjeve, manifestimeve kulturore dhe sportive.

Apelohet tek qytetarët që të bëjnë kujdes ti përmbahen këshillave dhe jo të përhapin panik ndërsa kryqi i kuq në Bujanoc të ofroj ndihm e nevojshme shtabit komunal në rast të nevojës për furnizim të barërave dhe gjërave të nevojshme jetësore./presheva.com/