SHPËRNDAJE

Kryetari i shtabit për situata të jashtëzakonshme, Shqiprim Arifi ka takuar drejtorët e shkollave të Komunës së Preshevës.

Në këtë takim është diskutuar për vendimin e Ministrisë së Arsimit e cila ka obliguar të gjitha shkollat të vijojnë mësimin edhe prej largësie.

Këshilli i drejtorëve të shkollave pas dështimeve dhe përpjekjeve për tu dakorduar me Këshillin Kombëtar dhe disa media private lokale për të realizuar mësimin nga largësia sot është arritë marrëveshja dhe është marrë vendim që komuna e Preshevës të asistoj në mbarëvajtjen e mësimit nga ana e mësuesve./presheva.com/