SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës z. Shqiprim Arifi ka takuar përfaqësuesit e kompanive për transportin e udhëtarëve të Komunës së Preshevës.

Takimi ishte konsultativ pas përfundimit të konkursit për dhënien e besimit për bartjen e udhëtarëve në territorin e Komunës së Preshevës. Ndarja e linjave urbane dhe ndërurbane është bërë sipas ofertave të palëve në konkurs për linjat e propozuara nga komisioni dhe i’u ndahen: Preshevë-Depcë-Gjilan-Prishtinë, Preshevë-Rahovicë-Shoshaj e Poshtme-Corroticë-Raincë, Preshevë-Norçë-Tërrnavë-Miratocë, Preshevë-Zhunicë-Bukurocë, Preshevë-Ashanë-Sllavujevc dhe Preshevë-Geraj-Leran-Bushtran-Bilaç.

Kjo linjë urbane u ndahen kompanive transportuese të udhëtarëve për vitin kalendarik 2020. Gjithashtu vlenë të ceket se në këtë konkurs, Komuna e Preshevës ka sjell vendim për të përfshirë të gjitha kompanitë vendore për transportin e udhëtarëve.

Gjatë takimit gjithashtu të pranishmit u dakorduan që orari i udhëtimeve të sillet deri ditën e Premte me qëllim që Këshilli Komunal të aprovoj orarin e transportit të udhëtarëve në të gjitha linjat e lartcekura dhe të hyj në fuqi nga dita e Hënë më datë 03 Shkurt 2020, orar ky që do të publikohet në portalin zyrtar të Komunës së Preshevës./presheva.com/