SHPËRNDAJE

Komuna e Preshevës ka ndarë sot mirënjohje për mikun e shqiptarëve, kongresistin amerikan Eliot Engel.

Kryetari Komunës, Shqiprim Arifi në emër të komunës së Preshevës dhe në emër të gjithë qytetarëve tanë në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare shqiptare si dhe mbështetjes në avancimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës i ka dhuruar mikut tonë mirënjohje duke i urar gjithashtu shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat në jetën dhe veprimtarinë e tij./presheva.com/