SHPËRNDAJE

Komuna e Preshevës shpall konkurs publik për besimin e kryerjes së veprimtarisë komunale, transportit të udhëtarëve në trafikun urban dhe ndërurban në territorin e komunës së Preshevës si veprimtari komunale me interes lokal në Preshevë, në tërësi sipas Ligjit mbi veprimtarinë komunale, Ligjit mbi transportin në komunikacionin tokësor dhe Ligjit mbi rrugët publike.

Konkursi është i hapur 15 ditë. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkursin publik kanë personat juridik që janë të regjistruar për kryerjen e linjës së transportit lokal dhe të cilët kanë të siguruar hapsirën e parkingut për të gjitha automjetet me të cilat kryejnë transportin në territorin e Komunës së Preshevës- thuhet kështu në njoftimin zyrtar të faqës së komunës./presheva.com/