SHPËRNDAJE

Këshilli për Shëndetësi në vazhdën e kompetencave që ka për të ruajtur shëndetin e popullatës dhe për të rritë sigurinë e shëndetit publik përcjellë me vëmendje rrjedhën e ngjarjeve të cilat u krijuan me rastin e shfaqjes së Coronavirusit të ri.

Bashkëpunimi tregëtar i Serbisë me shtetin ku ka shpërthyer epidemia virusale e bën pashmangshëm real dhe të mundshëm përhapjen e tij edhe në këtë vend prandaj e shohim të arsyeshme të kërkojmë kujdes më të shtuar në disa aspekte nga popullata.

Këshillojmë popullatën tonë të anulojnë apo të shtyjnë në një afat të pacaktuar udhëtimin në Kinë nëse një gjë të tillë kanë planifikuar në këtë periudhë.
Mbani distancë kontakti me personat të cilët kanë shenja të infeksioneve respiratore (teshtimë, kollitje, rrjedhje hundësh etj.)

Keni kujdes nga produktet e ndryshme komerciale me origjinë nga Kina, nëse është e mundur zëvendësoni blerjen e tyre me produkte që kane origjinë tjetër e nëse kjo nuk është e mundur të paktën dezinfektoni produktet e blera me aq sa keni mundësi.

Gjuetarët të anulojnë aktivitetet e tyre të gjuetisë , dhe ata që mbajnë kafshë të egra si kafshë shtëpie duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj kontaktit me këto kafshë pasi konsiderohet se janë burimi i virusit. Simptomet me të cilat fillon infeksioni me virus janë paraqitja e etheve të shoqëruara me kollë të thatë dhe pas një jave fillon vështirësia në frymëmarrje duke e bërë të detyrueshëm mjekimin spitalor.

Deri sot në Serbi nuk është evidentuar asnjë rast i infektuar.
Ambulanta “Presheva” në Preshevë është vendi duhur ku mund të drejtohen ata që kanë problem shëndetësore.

Për ata që vijnë nga këto vende të përhapjes së infeksionit është vendosur nga Ministria e Shëndetësisë një numër special telefoni +381648945235 kështu që ekipi i specializuar të vij në shtëpinë apo vendin e caktuar për ta marrë pacientin dhe për ta dërguar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive pa rënë në kontakt me persona të tjerë.

Këshilli për Shëndetësi,

Komuna: Preshevë,

Kryetari : Dr.Flakron Sabedini

Datë: 29.01.2020/presheva.com/