SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi pati takim pune me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.

Arifi ka vlerësuar takimin si një mikëpritje të ngrohtë dhe takim shumë konstruktiv në kabinetin e kryeministrit Rama. Në takim me kryeministrin, Edi Rama mori pjesë edhe Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

Koncepti i prezantuar nga drejtuesit e pushtetit lokal në Preshevë qysh para 4 vitesh ka filluar veç të japë rezultatet e para ka thënë për preshevacom kryetari Arifi. Bëhet fjalë për koordinim të politikës së Lginës së Preshevës me institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Pas letrës së dërguar Ministrisë me kërkesat tona për themelimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit dhe aprovimit të kësaj ideje, ditëve në vijim komuna e Preshevës do të dërgoj edhe projekte konkrete.

Insistuam që të njejtën gjë Ministria ta bëjë edhe me komunën e Bujanocit dhe të Medvegjës ka thënë i pari i Preshevës, Shqipri Arifi .

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipim Arifi në takimet në Tiranë ishte i shoqëruar nga zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu dhe kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti./presheva.com/