SHPËRNDAJE

Një mashkull nga Bujanoci, 47 vjeç, i cili ishte shtruar në spital fundjavën e kaluar, është pozitiv Corona virus, konfirmoi drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc dr Lela Jovanovic.

“Sapo mora një konfirmim nga Instituti për Shëndet Publik në Vranjë (ZZJZ) se, siç pritej, testi ishte pozitiv,” tha Dr. Jovanoviç.

Virusi Corona u vërtetua tek nëna e tij (77), e cila u transferua nga Vranja për trajtim në njërën nga klinikat e Nishit.

Gruaja e personit të infektuar konfirmoi se dy teste e bëra treguan se burri i saj ishte pozitiv.

-Është i vendosur në repartin e Sëmundjeve Infektive të Spitalit të Vranjë dhe ndihet mirë. Ai nuk pati temperaturë sot, dhe në pranim u diagnostikua me pneumoni”. /presheva.com/