SHPËRNDAJE

 

Mendoj se Beogradi ka me u detyru me pranu ndihmën e Kosovës që ndarja e gjysëm milion eurove të bëhet përmes sistemit të rregullt bankarë për Luginën e Preshevës ka thënë kështu në studion e TV Dukagjinit ministri i punëve të jashtme, Glauk Konjufca. Konjufca ka potencuar se nëse Beogradi nuk e pranon këtë çështje atëherë qeveria kosovare do të jetë në ofanzivë. Edhe ndihmat duhet të zhvillohen në kuadër të një reciprociteti. Ne si Kosovë kemi obligim për njerëzit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sepse jeton popullata jonë atje dhe Ksova ka plotësisht të drejtën me ndihmu me gjysëm milion euro thotë ministri Konjufca. Nëse Beogradi do të shfaq pengesë kjo çështje do të ngritet edhe në KS dhe në OKB.Shteti i Kosovës do të jetë bashkëpunues dhe me parime karshi shtetit të Serbisë thotë gjatë intervistës në TV Dukagjin ministri i punëve të jashtme, Glauk Konjufca.(Presheva.com)