SHPËRNDAJE

Kompania e transportit ndërkombëtar të mallrave „VIJATOR“ në Preshevë ,me sukses operon për shumë vite në fushën e transportit dhe numëron mbi 100 të punësuar. Përcaktimi strategjik i kompanisë bazohet në vlerat e larta të kulturës korporative, respektimin e marrëdhënieve të partneritetit me klientët, zbatimin e teknologjive të avancuara, si dhe afarizmin shoqëror të përgjegjshëm. Duke iu faliminderuar mënyrës dhe organizimit të punës, ideve të guximshme dhe aftësisë së përshtatjes së tregut, është shfaqur nevoja e rritjes së resurseve njerëzore brenda kompanisë „VIJATOR“ në Preshevë, andaj hapet ky
KONKURS PËR PUNË, për dy pozita :

– një punëtor/e në departamentin e financave
– një punëtor/e në departamentin e logjistikës

Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara për të dy pozitat :
• Aftësi të mira komunikimi, logjistike dhe organizative.
• Gatishmëria për të punuar në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale;
• Njohja e mirë e gjuhës serbe dhe angleze në të folur dhe në të shkruar;
• Njohuri të mira në përdorimin e programeve të Microsoft Office.

Afati i fundit për aplikim është: 26 shtator 2018 deri në ora 16:00.
Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën transport@vijator.com,
apo mundet aplikacioni të dorëzohet edhe personalisht tek zyrat e Vijatorit në Preshevë, në fshatin Geraj.
Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të thirren në intervistë, me 28 shtator 2018.