SHPËRNDAJE

Në bazë të Vendimit mbi të drejtat nga fusha e mbrojtjes sociale në territorin e komunës Bujanocit numër: 02-208/16-03, të datës 27. 10. 2016, dhe Vendimit të trupit koordinues të qeveris së RS për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë numër 450-00.00001/2018-01, të datës 28. 08. 2018, Komisioni për nevojat e përfitimeve sociale për personat e rrezikuar social përkatësisht familjeve.

S h p a l l ë:

K O N K U R S

Mbi ndarjen e mjeteve financiare për personat me aftësi të kufizuara në territorin e Komunës së Bujanocit

Mjetet financiare i ndahen personave me aftësi të kufizuara të cilët kanë vendbanim në territorin e komunës Bujanocit.

Kandidatët që konkurojn, krahas kërkesës dorëzojnë:

1.Letërnjofitimin e lexuar ne formë elektronike,

2.Aktvendimin e Komisionit për klasifikimin e fëmijëve dhe rinisë me aftësi të kufizuara apo Mendimin e Komisionit për vlerësimin e nevojave për ofrimin shtesë të edukimit, përkrahjes shëndetësore apo sociale fëmiut/nxënësit / KNR (komisioni ndërresorial),

3.Llogari rrjedhëse e kanditatit apo prindit.

Mjetet e përcaktuara për këtë qëllim janë 1.000.000,00 dnarë, paguhen permes Drejtoratit për financa.

Konkursi zgjatë prej 03. 09. 2018. deri me 14. 09.2018. Aplikacionet duhet të dorëzohen në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviq, nr. 115, Drejtorati për veprimtari shoqërore, numrii i zyrës 301, nga ora 10 dëri në 14 me dokumentacion të plotë.

Kandidatët që paraqesin dokumentacion jo të plotë Komisioni nuk do të shqyrtoj kërkesat e tyre.

Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare bihet brenda 30 ditëve nga mbarimi i afatit për dorëzimin e aplikimeve dhe shpallet në tabelën e shpalljeve të komunës së Bujanocit dhe në faqen e internetit të komunës: www.bujanovac.rs.

Në Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare pjesëmarrësit e konkursit kanë të drejtën e kundërshtimit në afat prej 5 ditëve nga data e publikimit të tijë.

Vendimin mbi kundërshtimin Komisioni e bie në afat prej 5 ditëve nga dita e pranimit të tijë./presheva.com/

 

Kryetari i Komisionit për nevojat e përfitimive sociale përkatësisht familjeve

AGIM HASANI