SHPËRNDAJE

Presheva.com & produksioni “Black in White Production” hap konkurs për zgjedhjen e gropës më të thellë, më “simpatike” dhe me interesante në Preshevë.

Jemi dëshmitarë të gropave nëpër rrugët e Preshevës që tashmë janë bërë përditshmëri dhe “vlerë” e shoqërisë, andaj ndani ato me ne.

Shpesh kemi publikuar fotografi të Preshevës në Facebook me këto gropa duke u pëlqyer nga vizitorët tanë.

Një foto, afër gjimnazit, nën asfallt aq shumë janë hapur sa që duken edhe kockat “kalldërm”, që Presheva vështirë të mbahet në mend se kur ka pasë rrugën e tillë kryesore, disa edhe madje siç shihen në foto, të matua nga vizitorët tanë arrijnë thellësinë deri 20 centimetra.

Në disa rrugë, edhe vet qytetarët kanë vendosur shenja të ndryshme për të treguar vendin e gropës, pasi ato kur të mbushen me ujë nga shiu, nuk vërehen dhe vozitësit lehtë mund të bien për ta dëmtuar veturën.

Gropa-08

Na dërgoni fotot tuaja, duke cekur edhe vendin se ku është fotografuar ajo gropë, dhe pas një jave do të shpallim edhe fotografinë më interesante.

Na dërgoni në faqen e Facebook.com/preshevacom ose në email adresën info@preshea.com

Gropa, pjesë e përditshmërisë Preshevare! /presheva.com

Ja disa fotot e publikuara në Facebook:

Gropa-02

Gropa-04

Gropa-05

Gropa-03

Gropa-01

Gropa-07