SHPËRNDAJE

Përkrahja për zhvillimin e bizneseve fillestare dhe ndërmarrjeve ekzistuese përmes furnizimit të pajisjeve dhe futjes së shërbimeve të reja. Në kuadër të projektit “Norvegjia për juve” (Norway for you/ Norveska za vas) i financuar nga UNOPS edhe këtë vit është hapur konkursi për propozim projekte për prokurimin e pajisjeve dhe futjen e shërbimeve për biznese fillestare dhe ekzistuese.

Konkursi ështe i hapur deri me 15 Gusht, 2019 dhe ndahet në dy kategori: Shuma totale indikative e fondeve në dispozicion për këtë thirrje është 798,000 USD i ndarë në dy pjesë:

Kategoria

1: Mbështetje për fillestarët në biznes – Vlera maksimale për grant është 11.400,00 USD.
Kategoria

2: Mbështetje për përmirësimin e produktivitetit të kompanive ekzistuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Vlera maksimale për grant është 11.400,00 USD (ku mund të aplikojnë ndërmarrjet e regjistruara nga fillimi i vitit 2014 deri në fund të vitit 2018)./presheva.com/

Për më shumë informacione, ju lutem shikoni linqet në vazhdim

https://www.norveskazavas.org.rs/…/javni-poziv-podrska-poce
https://www.eupro.org.rs/…/javni-poziv-za-podnosenje-predlo
https://www.youtube.com/watch?v=m_MdQfeh7TQ&feature=youtu.be