SHPËRNDAJE

Sot ka hyrë në fuqi Rregullorja e BE-së për mbrojtjen nga dëmtuesit e bimëve që parasheh se për bartjen e bimëve të gjalla në BE është e domosdoshme çertifikata fitosanitare në të kundërtën nuk do të mund të fusni asgjë në bagazhet tuaja.

Shërbimi Doganor Hungarez ka paralajmëruar udhëtarët që nga sot në kufi do të kontrollojnë bartjen e bimëve, pemëve dhe perimeve, luleve, fidaneve dhe farave që hyjnë në Hungari.

Kjo praktikisht do të thotë që udhëtarët që hyjnë në territorin e Unionit nuk do të mund të bartin molla, kumbulla, qershi, domate, patate, qepë si dhe pemë dhe perime të tjera, nëse ato nuk kanë çertifikatë fitosanitare.

Në listën e pemëve që edhe më tej mund të hyjnë në Bashkimin Evropian janë bananet, ananasi, arrori, duri dhe hurmet, raporton RTS. Pemët dhe perimet e thata, të ruajtura dhe të përpunuara lejohen edhe më tej të hyjnë në BE.

Sipas Agjencisë Kombëtare Hungareze të Sigurisë së Ushqimit, këto rregullore duhet të mbrojnë bujqësinë e vendeve të BE-së nga dëmtuesit e bimëve.

Kjo masë vlen për shtetasit e vendeve të treta që udhëtojnë në BE, jo për eksportuesit tanë, të cilët deri më tani kanë qenë të detyruar të sigurojnë çertifikatë fitosanitare kur eksportojnë pemë dhe perime në vendet e Bashkimit Evropian./presheva.com/