SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit e Sërbisë ka rekomanduar që të gjitha shkollat të shtyjnë ekskursionet e nxënësve jashtë vendit për shkak të koronavirusit i cili është përhapur në të gjithë botën.

Ka mëse një javë që është dhënë rekomandimi që të ndalohen të gjitha ekskursionet në Itali, ndërsa nga sot kjo vlenë për të gjitha vendet, kanë bërë të ditur për tanjug nga Ministria e Arsimit.

Rasti i parë i virusi të ri u konfirmua në Serbi tek një mashkull i moshës 43 vjeç nga Subotica që kishte qëndruar në Budapest./presheva.com/